Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj e nis ditën e Krishlindjeve me fëmijët autikë, blen 60 kartolina të punuara nga ta (FOTOT)


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën e Krishlindjeve me një aktivitet të organizatës “Autizmi flet”, e cila ka për qëllim të ofrojë ndihmë për fëmijët me autizëm.

Në këtë aktivitet, zyra e kryeministrit të Kosovës ka blerë 60 kartolina të punuara nga fëmijët që vuajnë nga kjo sëmundje.

“Kemi ardhë sot për disa kolegë me shpreh një kujdes të veçantë për të rinjtë dhe të rejat që ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm, po ashtu edhe me i përkrah me ble kartolina. Fëmijët me autizëm janë edhe fëmijë me talente të veçanta, por edhe kërkojnë kujdes më të posaçëm dhe po ashtu ata që kujdesën për ata fëmijë, i falënderojë nga zemra. Edhe me si qeveri do të vetëdijesohemi që të jemi më afër”, tha Haradinaj për mediat.

 Drejtoresha e kësaj shoqate ka falënderuar Haradinajn për vizitën dhe po ashtu ka kërkuar kushte më të mira për këta fëmijë. Ajo tha se pavarësisht se ka shumë organizata të tjera që ofrojnë shërbime për fëmijët autikë, ende nuk ka shkolla për ta në Kosovë. Drejtoresha shtoi se shpreson që 2019 të vijë me një shkollë adekuate për këta fëmijë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *