Vendosni fjalën kyçe....

Kaos te Interi, Naingolan kërkon rikthimin te Roma: Në Milano s’ndihem si në shtëpi!


Edhe pse u transferua me bujë te Interi, belgu Naingolan nuk ndihet aspak mirë te milanezët dhe kërkon rikthimin në Romë.

Lajmi i zhurmshëm ka rrëmbyer faqet e para të mediave sportive në vendin fqinj. Nga ajo që del nga mesazhet që ka dërguar nga Milano, mendimet e mesfushorit janë adresuar në dy drejtime.

Naingolan ndihet keq në Milano nga trajtimi dhe nuk ndihet aspak si në shtëpi, siç ka qenë te Roma ku ka luajtur për pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Në mesazhet që mesfushori u ka dërguar miqve të tij në kryeqytet dhe që janë zbuluar nga mediat italiane thuhet se ai dëshiron të kthehet te verdhekuqtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *