E rrallë kjo që ka ndodhur në Prishtinë. Vajza 13-vjeç ka sjellë në jetë një fonshnjë të gjinisë femër. Sipas Koha.net 13 vjeçarja ka lindur fëmijën e saj të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një ditë më parë. Ajo e ka sjellë në jetë fëmijën e gjinisë femër në javën e 33 të shtatzënisë.
Mjekët kanë deklaruar se ndonëse lindja ka qenë e parakohshme, edhe fëmija e edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. 13 vjeçarja vajzën e saj e ka sjellë në jetë përmes lindjes normale. Drejtori i Klinikës se Neontaologjisë, Xhevdet Gojnovci ka treguar se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale për shkak që ka lindur para kohës, por se gjendja shëndetësore është e mirë.
“Lindja është kryer me datën 24. Pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra. Sipas dokumentacionit viti i lindjes së nënës është 2005”, u shpreh ai.