Rusia ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për Serbinë në negociatat e kësaj të fundit me Kosovën. Në një telegram urimi për festat e fundit të vitit, ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov, garanton homologun e tij serb, Daçiç për mbështetjen e palëkundur të Rusisë, shkruan Lajmi.net.
“Unë kam qenë i bindur se realizimi i vazhdueshëm i projekteve të përbashkëta të planifikuara dhe planet për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ruso-serb do të krijojnë një bazë të mirë për vitet e ardhshme.” – tha Lavrov.
Ai thotë, se vitin e ardhshëm do të ketë takime të vazhdueshme dhe se janë të gatshëm për bashkëpunim për të zgjidhur çështjen e Kosovës.
“Do të realizojmë takime të reja në vitin e ardhshëm për të vazhduar shkëmbimin e pikëpamjeve të përmbajtjes dhe koordinimit në hapat në arenën ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim të mëtejshëm në çështjen e Kosovës.” – shtoi Lavrov.