Templates by BIGtheme NET

Pas martestës, dyshimet se Miley Cyrus është shtatzënë

Pas martesës së papritur të Miley Cyrus me Liam Hemsworth të gjithë mbetën të shokuar pasi ishte shumë e shpejtë. Po së fundmi kanë lindur dyshimet se këngëtarja mund të jetë shtatzënë. “Miqtë e ngushtë që nuk ishin në ceremoni po mundohen të gjejnë një arsye për martesën dhe të gjithë mendojnë se ajo mund të jetë shtatzënë”, – ka thënë një burim ekskluzivisht për ‘Hollywood Life’.

Për më tepër Miley është shprehur disa herë publikisht se do të martohet vetëm kur të jetë gati për të ndërtuar një familje. Gjithsesi asgjë nuk është e konfirmuar nga këngëtarja apo partneri i saj. Ajo që ne dimë është se çifti është martuar dhe janë të dashuruar.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto