Vendosni fjalën kyçe....

Pas shpërthimit të vullkanit Etna hapet aeroporti në Itali (VIDEO)


Vullkani Etna i gjeti të papërgatitur banorët e provincës së Katanias duke i surprizuar ata me një shpërthim vullkanik. Momente paniku kanë kaluar banorët e zonës përeth pasi edhe shtëlluangat e tymit nuk ishin të pakta. 

 Në vetëm 3 orë janë regjistruar mbi 130 lëkundje toke, që filluan rreth orës 9 të së hënës. Më e forta e kaloi magnitudën 4 sipas shkallës Rihter, ndërkohë që edhe pasdite e gjatë orëve të natës ka pasur lëkundje të tjera toke.

Nga e gjithë kjo situatë u mbyll Aeroporti i Katanias, por gjatë së martës fluturimet rinisën dhe u hapën të gjithë sektorët e hapësirës ajrore. Me pak probleme dhe vonesa, aeroporti u bë tërësisht funksional. Mali Etna është vullkani më i lartë dhe më aktiv në Europë dhe shpërthimet aty po ashtu janë shumë të fuqishme. 

https://www.youtube.com/watch?v=s9QV0DHJjGc


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *