Guvernatorja e shtetit Puebla të Meksikës, Marta Erika Alonso, dhe bashkëshorti i saj një ish-guvernator dhe senator, kanë humbur jeën në një aksident me helikopter në prag të Krishlindjeve.
Po ashtu edhe dy pilotët mbetën të vdekur. Aksidenti ndodhi të hënën, pak pasi avioni u ngrit nga kryeqyteti i Puebla-s. Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador konfirmoi lajmin.
“Lajme të tmerrshme,” tha kreu i Senatit, Ricardo Monreal Avila. “Ne jemi të trishtuar dhe në dhimbje pas kësaj tragjedie”.
Nuk ka ende informacione se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin, që ndodhi pranë qytetit të Santa María Coronango.
Zonja Alonso kishte vetëm 10 ditë që kishte marrë detyrën. Ajo u bë guvernatorja e parë femër në historinë e Puebla-s. Rafael Moreno nga ana tjetër kishte shërbyer si guvernator në mes të 2011 dhe janarit 2017, dhe ishte anëtar i Senatit meksikan.
Të dy ai dhe Alonso ishin anëtarë të Partisë Kombëtare të Veprimit Kombëtare (Partido Açion Nacional, PAN). Kreu i partisë Marko Cortes shprehu ngushëllimet për vdekjen e Alonso, Morenos dhe të tjerëve në bordin e helikopterit.
#Entérate Confirman el fallecimiento de Rafael Moreno Valle y la gobernadora de #Puebla Martha Erika Alonso al desplomarse su #helicóptero. Con información de Julio Vargas. pic.twitter.com/8xeYBXMsgs
— Latitud Megalópolis (@Latitud_mx) December 24, 2018