Vendosni fjalën kyçe....

4.75 miliardë paund harxhojnë britanikët për dhurata gjatë festave të fundvitit


Festat e fundvitit britanikët i festojnë shumë. Madje ata nuk kursehen as në blerjen e dhuratave. Raportohet nga mediat vendase se 4.75 miliardë paund harxhojnë britanikeve për blerjen e dhuratave në këto ditë festash. Shumica e tyre i harxhojnë lekët edhe me blerjet online por edhe në qendrat tregtare dhe dyqanet anembanë vendit.

 Duhet të themi se ka edhe ulje të mëdha çmimesh për veshmbathjet, pajisjet elektronike dhe objektet për ambientet e brendshme. Mjaft shitës me pakicë po ofrojnë pazare goxha të mira në përpjekje për të rritur fitimet e për të inkurajuar vërshimin e blerësve. Nuk janë të paktë ata që e konsiderojnë një ide ekstreme të presësh për orë të tëra në të ftohtë që dyqanet të hapen, por këta blerës mendojnë se ia vlen barra qiranë, pasi po të mbërrijnë më vonë, mund të mos i gjejnë gjerat që duan.

Një pjesë e dyqaneve çelen në 6 të mëngjesit, dhe ka njerëz që vihen në radhë atje që në 12 të natës për të siguruar vendet e para.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *