Kuvendi i Kosovës pritet të të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, raporton Lajmi.net. mbajtja e kësaj seance u vendos në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës ditën e hënë.
Seanca do mbahet me kërkesë të deputetëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë mbledhur firmat e duhura për të kërkuar diskutimin e draft-marrëveshjes së propozuar nga qeveria për sa i përket dialogut me Serbinë.
Ditën e sotme, kreu i Kuvendit, Veseli, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, ekipi negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV do marrin pjesë në takimin koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi.
Pak ditë më parë, presidenti amerikan Trump, i dërgoi një letër presidentit Thaçi ku i kërkonte që Kosova të përpiqej të gjente një marrëveshje me Serbinë. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk do ulet në tavolinën e dialogut pa u hequr taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe, gjë që është kundërshtuar fort nga kryeministri Haradinaj.