Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Laprakë, atentati ndaj dy të rinjve dhe e shkuara e errët e të plagosurit


 

Mbrëmjen e sotme në kryeqytet në zonën e laprakës ndodhi një ngjarje e rëndë ku ndaj dy të rinjve u krye një atentat ku ndërroi jetë një 17-vjeçare dhe mbeti i plagosur një 23-vjeçar.

Dy të rinjtë ishin në një makinë tip Benz, A Class, në momentin kur ndodhi ngjarja. Nga plumbat humbi jetën 17-vjeçarja Briselda Gjikola ndërsa i plagosur mbeti 23-vjeçari Edmond Bego, i cili ndodhet në spital pasi ka marrë dy plumba një në shpatull dhe një në qafë.

Sipas të dhënave nga policia Bego kishte pasur një konflikt disa ditë më parë me një të ri por motivet e vërteta të ngjarjes nuk dihen ende.

Por i plagosur Bego nuk ka qenë një njeri i panjohur për policinë pasi ai, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Bengo është arrestuar para dy vitesh për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

I riu është akuzuar nga policia se, në bashkëpunim me një person tjetër, ka shantazhuar ish-të dashurën se, do ti publikonte një video intime, nëse ajo nuk i jepte 2.000 euro.

Sipas njoftimit të policisë është dentifikuar dhe shpallur në kërkim autori, por për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera,autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *