Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy karrocat me kuaj, 20 të plagosur për Krishtlindje në Gjermani


20 persona kanë mbetur të plagosur pasi dy karroca kuajsh janë përplasur me njëra tjetrën. Ngjarja ka ndodhur në një festë të Krishtlindjeve në jug të Bavarisë.

Në secilën prej qerreve kishte nga dhjetë persona. Përplasja ndodhi kur qerret iu afruan kalimit hekurudhor dhe njëri prej tyre papritur u ndal dhe pastaj u godit nga karroca tjetër.

Njëri prej të plagosurve u desh të dërgohej në spital me helikopter, shkruan 9news.

Shoferi i njërës prej karrocave ishte ai që u dëmtua më rëndë gjatë aksidentit të së martës.
Të 18 personat e tjerë të plagosur ishin fëmijë. Ata të gjithë pësuan lëndime më pak serioze ose të lehta dhe u trajtuan nga stafi mjekësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *