Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të respektojë ligjin për sa i përket funksionimit të vet.
Vasili thekson se pavarësisht zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së, veprimtaria e KLP-së është aventureske pasi dispozitat ligjore për të nuk ekzistojnë, pasi janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Skandal!! KLP shkel haptas ligjin qe ne hapin e pare. KLP ne menyre skandaloze shkel ligjin e funksionimit te vet.
S’ka mundesi qe askush te pranoje e te legjitimoje kete veprimtari aventureske te KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojne pasi:
Edhe nëse janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisësë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).
KLP te ndalet dhe te mos thellohet ne paligjshmeri,sepse kesisoj po ndihmon kaosin,paligjshmerine dhe ilegjitimitetin e institucioneve te reja. Cdo gje e lindur mbi antiligjshmerine eshte antireforme dhe atentat ndaj shtetit ligjor.
KLP NDALU DHE RESPEKTO LIGJIN !!!” – shkruan Vasili në “Facebook”.