Vendosni fjalën kyçe....

Ulet numri i pjellorisë në botë por ekspertët thonë se kjo është më mirë për njerëzimin


Zvogëlimi i normave të pjellorisë në mbarë botën është një fenomen kohët e fundit por jo një  ​​alarm, thonë ekspertët. Shifrat e fundit tregojnë se, në nivel global, gratë kanë mesatarisht 2.4 fëmijë gjatë jetës së tyre, një masë e njohur kjo si shkalla e përgjithshme e fertilitetit (TFR).

Por në disa vende kjo shifër është shumë më e lartë – në Nigeri është më shumë se shtatë fëmijë- në pothuajse gjysmën e vendeve, përfshirë Britaninë e Madhe, Rusinë dhe Japoninë, ajo ka rënë nën dy. Rënie të tilla janë shoqëruar me alarmin për shpopullim.

Por Sarah Harper, ish-drejtoresha e  Institutit Mbretëror dhe një ekspert për ndryshimin e popullsisë, duke punuar në Universitetin e Oksfordit, tha se jemi shumë larg ndezjes së alarmit dhe panikut. Harper vuri në dukje se inteligjenca artificiale, migrimi dhe një moshë e vjetër e shëndetshme, nënkupton që vendet nuk kanë më nevojë për popullata të reja.

“Kjo ide se keni nevojë për shumë dhe shumë njerëz për të mbrojtur vendin tuaj dhe për të rritur ekonomikisht vendin tuaj, kjo është me të vërtetë një mendim i vjetër”, tha Sarah. Duke pasur më pak fëmijë është gjithashtu pa dyshim pozitive nga pikëpamja mjedisore; hulumtimet e fundit kanë treguar se një fëmijë më pak zvogëlon gjurmët e karbonit të një prindi me 58 ton CO2 në vit. Ajo që duhet të themi është jo, sepse në të vërtetë ishim të tmerruar 25 vite më parë, popullsia maksimale në botë do të ishte 24 miliardë nëse do të ecnim me ato rritme”, tha Harper, i cila ka tre fëmijë.

Burimi: The Guardian 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *