Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Për marrëveshjen me Serbinë na duhet unitet dhe unifikim të qëndrimeve


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend, për të arritur një marrëveshje, që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur me 17 Shkurt 2008 nga Parlamenti i Kosovës, shkruan Koha.net.

Haradinaj pas takimit të ekipit negociator dhe përfaqësuesve të institucioneve me ambasadorët e Quintit, ka shkruar në “Facebook” se si kryeministër i vendit është angazhuar që nga fillimi që të ketë dialog thelbësor, të hapur dhe në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Kam angazhuar ekipin më të mirë dhe ekspertë të jashtëm që Kosovës t’i prezantojnë ekipin negociator dhe dokumentin bazë, librin me shumë kapituj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Sot jam i lumtur që kemi ekip negociator dhe që janë aktivizuar edhe mekanizma të tjerë shtetërorë, duke e parë se sa me interes është ky proces, veçmas transparenca dhe përmbajtja e tij. Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje, që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur me 17 Shkurt 2008 nga Parlamenti i Republikës së Kosovës”, – shkruan ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *