Templates by BIGtheme NET

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth publikojnë fotot nga dasma

Pas 10 vitesh që lidhen, ndahen e rikthehen prapë bashkë, këngëtarja Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth kanë celebruar dashurinë e tyre.

Dasma është zhvilluar në masa të larta sigurie, pasi Miley dhe Liam donin ta bënin të gjithë këtë pa vëmendjen e mediave dhe ta jepnin lajmin vetëm pas përfundimit të dasmës.

Miley dhe Liam kanë shpërndarë për fansat disa foto nga dasma e tyre. “10 vjet më vonë”- shkruan Miley në njërën prej fotove.

Këngëtarja ishte veshur shumë thjeshtë, me një një fustan të bardhë dhe me flokët e lëshuar me onde.

Liam nga ana tjetër, mbante veshur një kostum të zi klasik.

Miley dhe Liam janë takuar për herë të parë në vitin 2008 kur po xhironin për filmin “The Last Song”.

Nga ai moment ata nisën një lidhje, u fejuan dhe kur gjithçka dukej se po shkonte mirë dyshja u ndanë dhe më pas Miley ndryshoi totalisht duke prerë flokët dhe duke lëpirë çdo gjë që i dilte përpara. Por pas rikthimit me Liam, Miley duket se është qetësuar përsëri: Ka rritur flokët dhe nuk lëpin më mikrofona për të tërhequr vëmendjen.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto