Vendosni fjalën kyçe....

“Po respektohemi sërish si komb, kush do që ne të bëjmë luftë duhet të paguajë” – Trump


“SHBA-ja respektohet përsëri si komb, sepse ajo pushoi së luftuari për aleatët e saj – me përjashtim të atyre që mbulojnë kostot.” – tha presidenti amerikan  Trump, para trupave amerikane në Irak, duke deklaruar  se “ne nuk jemi më ata që ta shpifin “.

“Amerika nuk duhet të bëjë luftë për çdo komb në tokë, për më tepër kur nuk merr asgjë mbrapsht, gjë që ka ndodhur në shumicën e rasteve “, deklaroi Trump gjatë vizitës së tij të papritur në Irak, duke shtuar se “nëse duan që ne të bëjmë luftën, ata gjithashtu duhet të paguajnë një çmim dhe nganjëherë kjo përfshin gjithashtuedhe një vlerë monetare “.

Kështu, SHBA-ja rivendosi vendin e saj të duhur në skenën botërore, përsëriti presidenti amerikan: “Ne nuk jemi më ata që ta shpifin, ne jemi të respektuar përsëri si një komb”.

Më vonë, ai bëri edhe një postim në rrjetin e tij të preferuar, “Twitter” duke shkruar: “Përfundimisht ne jemi duke e vënë Amerikanën në vend të parë” .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *