Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar së fundmi se në vitin 2019 Rusia do të nxjerë raketën më të fuqishme në botë. “Rusia është i pari vend në botë që siguron një armë të re strategjike, që do të garantojë sigurinë e shtetit dhe popullit tonë për dekadat që do të vijnë. Kjo është e mrekullueshme, një dhuratë e bukur për vendin këtë Vit të Ri”, tha Putin. Sistemi “Avangard” hipersonik u testua nga ushtria një ditë më parë. Sipas raporteve, raketa ka rreze veprimi ndërkontinentale dhe mund të fluturojë me shpejtësi prej më shumë se 15 mijë miljesh në orë.
Raketa mund të rregullojë lartësinë dhe drejtimin, me qëllim evitimin e mbrojtjes kundërshtare dhe të fluturojë ulët, aq sa të evitojë pjesën më të madhe të interceptuesve. “Do të jetë e pathyeshme”, tha Putin gjatë një fjalimi para Parlamentit rus raporoton CNN.