Stuhia e dëborës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaktoi anulimin dhe vonesat e fluturimeve.
Për shkak të stuhive në disa vende, pritet të krijohet një shtresë bore deri në 25 centimetra dhe në vende tjera do të ketë shira të shumta, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit të SHBA-së (NWS).
Pjesët qendrore dhe juglindore të SHBA-së janë goditur tashmë nga shira të forta dhe bora, dhe kjo valë pritet të zgjerohet në pjesën qendrore të vendit gjatë fundjavës.
Në perëndim të vendit është në fuqi paralajmërimi për stuhi bore dhe dëme të mëdha të mundshme në Kanzas, Nebraska, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut dhe Minesota, raporton NWS, duke paralajmëruar se udhëtimi gjatë kësaj periudhe nuk rekomandohet.