Dy persona kanë mbetur të pajetë në Istog të Kosovës, pas një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe disa grabitësve të cilët kanë tentuar të vjedhin një bankë. Mediat në Kosovë raportojnë se njëri nga viktimat është një polic dhe tjetri grabitësi. Polici i vrarë është I.D nga Istogu, ndërsa grabitësi që mbeti viktimë është K.M.
Grabitësi ishte kthyer nga Gjermania para tri vitesh, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh burg.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një vrasje në Istog, ku pas një përleshje me armë zjarri, dy persona kanë vdekur, njëri nga ta është një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj.