Vendosni fjalën kyçe....

Pasi ngelën të pajetë nga bomba 4 turistë, policia vret 40 xhihadistë në Egjipt


Egjipti është përgjakur sërish. Pas shpërtheu autobusi nga një bombë në Kajro ku humbën jetën 4 turistë , sërish ka pasur viktima në këtë shtet. Mësohet se policia egjiptiane ka vrarë 40 xhihadistë.

Këtë aksion policia e kreu në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, sipas Ministrisë së Brendshme në Kairo. “Terroristët janë vrarë në veri të gadishullit Sinai. Ata kishin planifikuar një seri atentatesh ndaj turistëve, objekteve të kishës dhe forcave të armatosura të Egjiptit”, kështu deklaruar autoritetet në lidhje me sulmin.

Në sulmin me bombë ndaj një autobusi me turistë të premten humbën jetën 4 vetë. Ndër viktimat ishin tre turistë vietnamezë dhe një shoqërues turistësh nga Egjipti. 11 turistë të tjerë vietnamezë janë lënduar, mes tyre edhe shoferi i autobusit. Lënda shpërthyese artizanale ishte vendosur të premten në afërsi të një muri në lagjen Haram, në afërsi të piramidave të famshme. Ky ishte sulmi i parë ndaj turistëve në Egjipt që nga korriku i vitit 2017, një goditje e re për degën e turizmit, mjaft të rëndësishme për shtetin afrikanoverior.

Ägypten Gizeh Polizei nach Anschlag auf Touristenbus (Reuters/A.A. Dash)
Ägypten Gizeh Polizei nach Anschlag auf Touristenbus (Getty Images/AFP/M. el-Shahed)

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *