Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i autobusit në Egjipt, 2 viktima dhe 12 të plagosur


Nga shpërthimi i një bombe  afër një autobusi në Egjipt kanë humbur jetën dy uristë vietnamezë dhe 12 të tjerë u plagosën, njoftoi ministria e Brendshme e Egjiptit. Turistët po udhëtonin me autobus në momentin kur shpërtheu bomba e montuar në skajin e rrugës. Turistët do të vizitonin disa nga piramidat e Egjiptit. 

Ky është sulmi i parë që shënjestroi turistët në dy vitet e fundit. Egjipti po i lufton grupet militante islamike dhe ende  nuk dihen aurorët e sulmit por dyshohet për një sulm terrorist. Sulmi ndodh pasi industria e turizmit të Egjiptit tregon shenja të rimëkëmbjes pas disa vitesh për shkak të trazirave politike dhe dhunës që pasuan kryengritjen në 2011 që rrëzuan ish-udhëheqësin, Hosni Mubarak. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *