Qytetarët serbë kanë vijuar edhe ditën e sotme protestën e tyre kundër presidentit të vendit Aleksandar Vuçiç.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, me mijëra qytetarë serbë, janë dyndur sërish mbrëmjen e sotme në rrugët e Beogradit kundër Vuçiç.
Protesta e cila u mbajt para fakultetit filozofik, dhe ka vazhduar drejt televizionit shtetëror dhe Kuvendit të Serbisë, mblodhi mijëra qytetarë, të cilët njëzëri kanë kërkuar largimin nga presidenca e Vuçiç.