Vendosni fjalën kyçe....

Japonia “braktis” paqen, shpenzon 243 miliardë dollarë për ushtrinë


Japonia është e vendosur të heqë dorë nga e kaluara e saj paqësore dhe të nisë militarizimin e saj. Kjo do e bëjë Japoninë më të aftë për një përplasje potenciale me fqinjët.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ushtria e SHBA-së pushtoi Japoninë dhe vendosi në vend një kushtetutë unike, e cila në hyrje të saj, shkruan se Japonia hiqte dorë nga lufta pushtuese. Neni 9 i Kushtetutës nuk lejon që Japonia të mbajë një forcë ushtarake dhe heq mundësinë e përdorimit të forcës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Japonia është një nga shpenzuesit më të mëdhenj në botë për mbrojtjen kombëtare me një nga ushtritë më të pajisura në botë, të njohura si Forcat e Vetëmbrojtjes, të cilat kanë për qëllim fuqizimin e forcës për të mbrojtur Japoninë nga ndonjë sulm i mundshëm. Në Japoni gjithashtu ka edhe baza ushtarake amerikane, duke i lejuar SHBA-së, të kontrollojë rajonin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *