Vendosni fjalën kyçe....

Lideri koreano-verior i shkruan letrën e rrallë presidentit koreano-jugor


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka dërguar një letër të rrallë personale homologut të tij të Koresë së Jugut, presidentit Moon Jae-in, duke shprehur gatishmërinë e tij për t’u takuar përsëri në 2019-ën dhe për të diskutuar denuklearizimin e gadishullit të ndarë.

Duke përfunduar një vit të jashtëzakonshëm, në të cilin dy liderët u takuan tri herë, Kim ndau dëshirën e tij për të shkuar së bashku drejt paqes dhe prosperitetit, citojnë mediat vendase zyrën për shtyp të liderit koreano-verior.

Kim shprehu një vullnet të fortë për të vizituar kryeqytetin e Koresë së Jugut në të ardhmen. Në përgjigjen e tij, Moon tha në mediat e tij sociale se ai ishte “shumë i kënaqur” teksa shihte gatishmërinë e Kim për t’u takuar më shpesh vitin e ardhshëm për të zgjidhur çështjet praktike të paqes dhe prosperitetit dhe çështjen e denuklearizimit.

“Nëse ecim së bashku me sinqeritet, nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë”, shtoi Moon. “U desh një kohë e gjatë për të arritur këtu dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në një vit”.

Presidenti i Koresë së Jugut tha se shpresonte të shihte Kim-in vitin e ardhshëm  dhe se mikpritja e tij në vend “mbetet e pandryshuar”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *