Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Trump fajëson demokratët për vdekjen e 2 të miturve në kufi


Presidenti amerikan Trump fajësoi demokratët për vdekjen e dy fëmijëve në kufi.

“Çdo vdekje e fëmijëve apo të tjerëve në kufi është ekskluzivisht faji i demokratëve dhe politikave të tyre të emigracionit që nxitën njerëzit të ndërmarrin një udhëtim të gjatë duke menduar se mund të hyjnë ilegalisht në vendin tonë,” shkroi Trump në Tëitter.

Demokratët vazhdojnë të kundërshtojnë kërkesat e presidentit për financimin e ngritjes së një muri me Meksikën që do rriste sipas Trump do rriste sigurinë e kufirit si dhe refuzojnë të mbyllin mundësinë e azilit për emigrantët e ndryshëm.

Presidenti tha se një mur do të ndihmonte dërgimin e mesazhit te emigrantët potencialë se ata nuk ishin të mirëpritur.

Jakelin Caal Maquin, 7 vjeç dhe Felipe Gomez Alonzo, 8 vjeç, vdiqën pasi kishin kërkuar azil dhe ishin arrestuar në kufi.

Trump mbrojti agjentët e përmbarimit të patrullimit kufitar, pasi demokratët vazhduan të fajësojnë qëndrimin e ashpër të administratës së tij mbi emigracionin për vdekjet e fëmijëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *