Vendosni fjalën kyçe....

Me ushqime dhe veshje, lojtarët e Partizanit gëzojnë familjet në nevojë për fundvit (FOTO/VIDEO)

Skuadra e Partizanit ka vizituar qytetin e Cërrikut, ku ka dhuruar pako udhqimore për familjet në nevojë, me rastin e festave të fundvitit.

Në të djelën e fundit të 2018-ës, pjesëtarë të stafit si dhe titullarë të ekipit sportiv të “Partizanit”, sëbashku me aktivistë të “Grupimi 5 Plus Cërrik” dhuruan sot pako me ushqime dhe veshje për familjet në nevojë.

Nën moton “Bamirësia nuk të varfëron”, përcollën mesazhin për të qenë sa më pranë njerëzve në nevojë në prag të vitit të ri.
Fëmijët duket se janë lumturuar kur kanë takuar nga afër lojtarët e skuadrës.