Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplas këmbësorin te Unaza e Re, 65-vjeçari niset drejt spitalit të Traumës (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në kryeqytet, ku një motor ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se një banor i zonës, i moshës 65-vjeçare, ka qenë duke kaluar rrugën në një aks ku nuk ka semafor kur është goditur nga motori. Ai ka mbetur i plagosur dhe në ndihmë i janë ofruar qytetarët të cilët ndodheshin në vendngjarje.

Ata kanë telefonuar ambulancën që pasi e kanë kontrolluar 65-vjeçarin, e kanë nisur drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmë të specializuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *