Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet ndërtesa 7 katëshe në Rusi, 4 të vdekur e 40 persona të zhdukur


Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuarit në qytetin e Magnitogorskut, në Rusinë qendrore, ku një shpërthim shkatërroi një bllok banesash, duke vrarë të paktën katër vetë, ndërsa më shumë se 40 persona janë shpallur të humbur.

Zyrtarët në qytet, në rajonin e Uraleve, thonë se shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi.

Presidenti Vladimir Putin ka ardhur në qytet për të vlerësuar situatën ndërsa ka premtuar ndihmën e plotë të autoriteteve.

Autoritetet janë në garë me kohën për të kërkuar të mbijetuarit, pasi temperatura në qytetin industrial shkojnë në -17 gradë Celsius.

Të paktën 16 të mbijetuar janë evakuuar nga vendi i ngjarjes, duke përfshirë shtatë fëmijë kurse katër të lënduar janë dërguar në spital.

Shpërthimi ndodhi në 06:02 me orën lokale dhe mendohet se ka ndodhur në katin e parë ku ndodhen zyra dhe më pas e gjithë ndërtesa është rrëzuar. Qyteti është rreth 1.695 km në lindje të Moskës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *