Vendosni fjalën kyçe....

“Pyesni psikiatrin e saj” – Trump tallet me pretendimet e kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë


Presidenti Trump u tall me shanset e senatores së Massachusetts, Elizabeth Warren, në kandidimin e prezantuar prej saj për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2020.

Ai tha se gazetarët duhet të pyesnin psikiatrin e saj nëse ajo mendonte se mund t’i zinte vendin atij në zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë të ‘Fox News’ të transmetuar në prag të Vitit të Ri, gazetari Pete Hegseth tha se Warren “thotë se ajo do garojë me të gjitha mënyrat dhe mjetet e saj”, para se t’i kërkojë Trump-it nëse ai mendon se ajo mund të fitojë ose jo.

“Epo, unë nuk e di këtë gjë,” u përgjigj Trump. “Duhet të pyesësh psikiatrin e saj.”

Trump po ashtu u tall me Warren, që bëri një test ADN-je në tetor, në një përpjekje për të provuar prejardhjen e saj amtare amerikane.

Warren shpesh ka folur për trashëgiminë e supozuar indiane të familjes së saj, por Trump u tall me pretendimet e saj, duke e quajtur senatoren demokrate si ‘Pocahontas’. Testi zbuloi se linja gjenetike e Warren-it ishte rreth 1 / 1,024 amerikane vendase, duke rezultuar në tallje të mëtejshme nga Trump si dhe një dënim nga Kombi Cherokee.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *