Vendosni fjalën kyçe....

Sulm terrorist natën e ndërrimit të viteve në Manchester (FOTOT)


Tre persona, mes tyre një polic kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë, në stacionin hekurudhor të Victorias, në Manchester.

“BBC” shkruan se një burrë dhe grua në moshën 50 vjeç u sulmuan rreth orës 20:50 në mbrëmjen e 31 dhjetorit, nga një burrë me thikë.

Po ashtu edhe një oficer policie i transportit britanik u godit në shpatull, kur ndërhyri për të ndaluar agresorin

I dyshuari është arrestuar dhe akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”. Tre të plagosurit janë transportuar për në spital dhe për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Sipas dëshmitarëve, agresori është sulur ndaj kalimtarëve me thikë duke thirrur ‘Allah’. Autoritetet po hetojnë për sulmin e dyshuar si terrorist. Arma e përdorur ishte një thikë kuzhine e gjatë 25 centimetra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *