Vendosni fjalën kyçe....

As mashkull, as femër, në Gjermani hyn në fuqi ligji për identitetin e tretë gjinor


Që prej 1 janarit, njerëzit interseksualë në Gjermani mund të identifikohen ligjërisht si një gjini e tretë.

Përmes një ligji të ri që u miratua nga parlamenti gjerman këtë dhjetor, njerëzit që nuk i përshtaten përkufizimit biologjik të meshkujve apo femrave tani mund të zgjedhin kategorinë “ndryshe” në dokumentet zyrtare.

E vetmja alternativë për personat që nuk e gjenin veten tek asnjëra nga kategoritë “mashkull” ose “femër”, deri më tani ishte ta linin vendin bosh, shkruan “Independent“.

Por që prej të martës kur ky ligj hyri në fuqi, këta njerëz mund të zgjedhin kategorinë “ndryshe”.

Vetëm se ata që e zgjedhin këtë opsion do të duhet të kenë një certifikatë mjekësore për t’u regjistruar.

Njerëzit interseksualë lindin me karakteristika edhe mashkullore, edhe femërore, të cilat mund të shfaqen në lindje ose më vonë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *