Protesta e banorëve të Unazës së re vazhdon sot në ditën e 60-të të saj, si çdo ditë qytetarë të shumtë kanë bllokuar rrugën.
Sot ata kanë vendosur që përveç bllokimit të rrugës të djegin dhe goma, për të treguar revoltën e tyre ndaj vendimit të qeverisë.
Në mbështetje të banorëve të Unazës së Re janë edhe përfaqësues të PD-së dhe deputetë.
Kryeministri të kërkojë ndjesë qytetarë. Të shikoj për një projekt që nuk prishen shtëpitë e qytetarëve. Nëse Kryeministri do vijojë me kokëfortësi, kjo do të jetë përgjigja që do marrë. Largimi i Edi Ramës është kthyer në interes kombëtar, ndaj unë sot do u kërkoja të gjithëve që të shikojnë se ky është një projekt korruptiv, dhe se deputet të maxhorancës janë kërcënuar nga bandat në pushtet, prandaj duhet që të të largojmë Edi Ramën dhe të shkojë aty ku e ka vendin në burg”, ishte kjo një pjesë nga deklarata e deputetit Balliu.