Janë bërë publike në mediat greke emrat e dy shqiptarëve që u arratisën nga burgu në Athinë. Sipas mediave greke dy shqiptarët e arratisur janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa. Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve. Dy shqiptarët janë arratisur mbrëmë në darkë por sot në mëngjes është vënë re mungesa e tyre.
Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen. Ata ndodheshin në godinën D të burgut.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre ndërsa hetimet i ka marre përsipër ministria greke e Drejtësisë.