Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtori i shkarkuar i ALUIZNI-t ende në punë, ndajnë lekët me Vilma Bellon”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast në Vlorë, duke iu referuar qytetarit dixhital, që thotë se drejtori i ALUIZNIT Vlorë,edhe pse u shkarkua nga detyra vijon ende të jetë në detyrë.

“E shkarkuan per korrupsion drejtorin e Aluiznit ne Vlore por ndrikull Bello e mbane ne detyre”, shkruan Berisha i cili shpërndan dhe denoncimin e qytetarit.

Sipas qytetarit, është deputetja e zonës Vilma Bello, ajo që po e mban ende në punë drejtorin e shkarkuar pasi ai e sponsorizon.

“pershendetje doktor.
Kjo qeveri esht kapur kok e kembe nga korruspioni. Para nje muaj ministrja ndrikull e drejtsise doli ne media dhe shkarkoi drejtorin e aluiznit vlore bashke me dy shefat aty. Sot ky drejtor vazhdon akoma ne pune se e mban deputetja Vilma Bello, pasi ndajne leket bashke, ndersa ne na hoqen pa asnje arsye nga puna. Vilma Bello e mban ate se ai esht sponsor kryesor per te dhe e do per fushaten e bashkise, pasi Edi Rama do e coj per kr bashkie. Cfar nuk po shohim doktor. Anonim te lutem.”, thuhet në mesazhin dërguar Berishës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *