Vendosni fjalën kyçe....

Grabitin autoblindin me 2.3 milionë euro, hajdutët në Itali përdorin fadromën për ta hapur (FOTOT)


Grabitje e menduar deri në detaje. Kështu ka qenë grabitja e një autoblindi me para në Bari të Italisë. Mësohet se katër persona të maskuar i kanë dalë para mjetit dhe mësohet se kanë përdorur një fardromë për ta hapur.  Brenda në makinë mësohet se gjendeshin rreth 2.3 milionë euro. Pasi e kanë hapur autoblimin me një fadromë ata janë kujdesur të mos lenë asnjë gjurmë te policia dhe iu kanë vënë flakën të gjitha mjeteve.

Mediat italiane nuk japin detaje mbi autorët që kanë kryer grabitjen dhe as shtetësitë e tyre. Furgoni ishte drejtuar për në Matera për të furnizuar zyrat postare me paratë e pensioneve. Brenda automjetit të blinduar ndodheshin tre roje sigurie, të cilët fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim nga fadromat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *