Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme në Ballsh.
Një burrë ka vrarë gruan dhe kunatën e tij.
Sipas policisë, autori i vrasjes së dyfishtë G.M, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.