Mijëra emigrantë lënë tokën shqiptare, rradhë të gjata në Kakavijë


Ashtu si çdo fillim viti edhe këto ditë në pikën kufitare të  Kakavijës ka një fluks të madh emigrantësh. Rradha e makinave që presin të kalojnë kufirin është e gjatë. Mësohet se në këtë pikë kufitare po punohet me 4 sportele dhe  sot kanë dalë  nga toka shqiptare 3200 shtetas dhe 850 automjete.

Pika doganore e Kakavijës bën me dije dhe duan të informojnë udhëtarët që të shmangin orarin e mëngjesit 7-12 dhe pasdite 19-23 që është orari edhe i autobuzëve me qëllim që të shmangin orarin e pikut të fluksit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *