Vendosni fjalën kyçe....

Në ditët në vijim ulen ndjeshëm temperaturat, vjen dimri i acartë


I ftohti i acartë është pas porte. Sipas meterologëve duke filluar që nga data 3 Janar do të ulen ndjeshëm temperaturat.  Në kryeqytet temperaturat do të zbresin në 5 gradë maksimalja dhe minus 6 minimalja. Në Korçë maksimalja do të shënojë nën dy gradë celcius dhe minimalja minus 11. Nga 3 Janari në Kukës temperaturat bien në 0 dhe -8. Ndërsa në 4 Janar minimalja në Kukës pritet të jetë -11 gradë.

Ky ndryshim i motit do të vijë pasi gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon, e cila po influencon në territorin e Shqipërisë duke sjellë mot relativisht të qëndrueshëm.

E shtuna duket si dita më e ngrohtë ku temperaturat do të ngrihen duke shkuar deri në -4 gradë. Të dielën ato shënojnë sërish rënie në -5 gradë, për të arritur të martën në -8 gradë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *