Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër peshkatar dyshohet se është mbytur në Pogradec


Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, pas mbytjes së dy peshkatarëve në rezervuarin e Bradormirës.

Sot dyshohet se një tjetër peshkatar është mbytur sot në liqen. Sipas familjarëve, peshkatari 57-vjeçar nga fshati Memelisht, Gëzim Seitllari,ka dalë për të peshkuar më 31 dhjetor dhe ka humbur kontaktet me familjen.

Të afërmit e tij kanë parë varkën bosh në liqen ndaj dyshojnë se 57-vjeçari është mbytur.

Sipas familjareve, policia ka filluar kërkimet për peshkatarin ditën e djeshme, por pa rezultat. Priten polumbarët e Reneas, për të nxjerrë trupin e 57-vjeçarit.

Kujtojmë se  me 30 dhjetor, dy peshkatarë Ramazan Kojtari, 56-vjeç dhe Arben Pupa, 50-vjeç, u mbytën në ujërat e rezervuarit të Bradormirës në Pogradec, pasi varka e tyre u përmbys.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *