Flori Mumajesi pak kohë më parë tregoi për fansat se kishte humbur dëgjimin deri në masën 70%, ndërsa publikonte foto në anën e veshit të prekur, ku kishte bërë dhe një tatuazh që simbolizon pikërisht këtë gjë.
Mbrëmjen e kaluar pjestarët e labelit “Threedots” ishin të ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ku Flori tregoi dhe historinë që fshihet pas kësaj ndodhie.
Kur erdhi radha për lojën “Sa e njohin njëri tjetrin”, Luana Vjollca i ka pyetur çunat e “Threedots” se cili prej tyre nuk dëgjon mirë nga njëri vesh.
Të katërt kanë ngritur tabelën me emrin e Florit dhe pas kësaj, ai rrëfeu se dëgjimin e ka humbur qëkur ishte 13-vjeç.
“Kur kam qenë rreth 13 vjeç, nuk kisha mundësi për kufje dhe dëgjoja muzikë me boks. Nga kjo humba dëgjimin në njërin vesh rreth 60 %, por tani ka arritur në 70 %, vazhdon të jetë në progres për sipër”, janë fjalët e Florit.
Më pas djemtë filluan të talleshin duke thënë se mundohen të thonë fjalë provokative, duke menduar se Flori nuk po dëgjon, por ai i dëgjon të gjitha. Rrëfimi i Florit për humbjen e dëgjimit nis në minutën 41:54, në videon e mëposhtme.