Vendosni fjalën kyçe....

Pas sherrit, Majk kalon kohë me të birin, poston foto të Roanit


Reperi i njohur dhe e dashura e tij nuk e kanë rregulluar marrdhënien e tyre. Ata vazhdojnë të jenë të ndarë por e vetmja gjë që i bashkon është djali i tyre Roan.  Majlinda Zeka bashkë me këngëtarin janë shpesh objekt i medias rozë, pikërisht për shkak të raportit të tyre të ndërlikuar.

Madje para pak kohësh  Majk deklaroi se Majlinda nuk e lejonte ta takonte djalin, ndërsa ajo e mohonte këtë duke e akuzuar reperin se nuk kujdesej për djalin. Mirëpo këtë fillim viti, Majk dhe Majlinda e kanë hedhur pas krahëve sherrin.

 Kjo duket qartë në fotot që ka publikuar vetë reperi. Roan po qëndron aktualisht me Majkun i cili ka postuar disa video me të birin. Në njërin postim Majk filmon Roanin duke parë televizor ndërkohë që nëna e filmon. Ndoshta Roani po qëndron larg nënës së tij dhe po kalon disa ditë me babain. 
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *