Vendosni fjalën kyçe....

Roza Lati bie pre e “kameras së fshehtë” – Nuk i vjen Fifi në studio: Më vini ca jastiqe e imitoj unë


Moderatorja Roza Lati ka rënë pre e një shakaje të hidhur, të pregatitur nga kolegët e saj të “Ora News”-it. Kamera e fshehtë u transmetua në emisionin e Rudina Dembacajt në natën e ndërrimit të viteve.

Në momentin kur duhej të nisnin regjistrimet për emisionin “Why Not”, e ftuara Fifi merr në telefon Rozën për t’i thënë se do të vonohet sepse ka “bebin”, qenushin e saj rëndë në spital.

“O Fif po ti e di që i gjithë produksioni po të pret?”, i thotë Roza ndërkohë që Fifi nga ana tjetër e telefonit i kërkon që ta presë 1 orë.

Pas kësaj nis një debat mes Rozës dhe njerëzve të produksionit, të cilët i thonë se emisioni do të anulohet duke qenë se e ftuara nuk do erdhi.

“What the fuck! Jesus! Ca të bëj me zemër! Më shto ca kile ta imitoj unë Fifin. Më vishni ca jastiqe dhe unë flas në emër të Fifit.”, thotë Roza e nervozuar në një moment.

Tensionet mes stafit shtohen, kur Roza fillon të bërtasë “Edhe hidhni gurin dhe më pas më thoni rri e qetë Roza!  Ca të bëj moj shpirt! Më hedhin fajin mua se nuk vjen Fifin. Shfryni njoni tjetrit, mos ma shfryni mu!”

Më pas, Roza kupton se po i bënin një kamera të fshehtë dhe ajo përplas telefonin në tokë nga nervat e më pas përqafohet me stafin, si edhe me Fifin që e priste me një banderolë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *