Më shumë trupa u gjetën nën rrënojat e një ndërtese rezidenciale 10-katëshe në Urale, Rusi, që u shkatërrua pjesërisht nga një shpërthim një ditë para ndërrimit të viteve. Zyrtarisht numri i vdekjeve tani ka shkuar në 26 persona.
Shifra vazhdon të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të pastrojnë të gjitha rrënojat e mbetura nga struktura e rrëzuar në qytetin e Magnitogorskut. Një vajzë trevjeçare është ndër viktimat, ndërsa 15 banorë mbeten të humbur.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 06:00 të ditës të hënën. Ajo shkatërroi pjesërisht ndërtesën me shumë apartamente, duke copëtuar plotësisht një nga seksionet e saj. Autoritetet dyshojnë se një rrjedhje gazi ishte shkaku i shpërthimit.
Ekipet të shumta të shpëtimit kanë punuar ditë e natë për të gjetur dhe nxjerrë njerëzit të bllokuar nën rrënoja.
Ngrohëse të fuqishme u vendosën pranë rrënojave për të ndihmuar ata që mund të jenë ende të mbërthyer nën mbeturinat për t’i bërë ballë të ftohtit, pasi temperatura ra në -20 gradë celsius gjatë natës.