Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se administrata e tij do të organizojë një takim tjetër me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në “të ardhmen e afërt”.
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, Trump tha se kishte marrë një letër “fantastike” nga Kim dhe priste që së shpejti të takohej me të.
Trump mbrojti politikën e tij në Korenë e Veriut dhe tha se do të kishte qenë një “luftë e rrezikshme në Azi”, nëse ai nuk do të ishte ulur me Kim gjatë takimit të tyre historik në Singapor qershorin e kaluar.
Trump postoi në Tëitter dje, duke shkruar se ishte duke pritur për të takuar Kim përsëri, duke thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut “e kupton aq mirë” se si vendi i tij “posedon potencial të madh ekonomik”.
Në fjalimin e tij të Vitit të Ri të martën, Kim tha se ishte i gatshëm të shkonte përpara me denuklearizimin për të lehtësuar tensionet në gadishullin Korean, por tha se ai mund të ndryshojë kursin nëse SHBA “do të vijojë me sanksione dhe presion” për të marrë atë që dëshiron.