Vendosni fjalën kyçe....

Zv.Presidenti i Parlamentit Evropian kundër korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi


Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka deklaruar se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është e mirë. Gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, ai ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, ku ka thënë se do të mbështesë Kosovën që të mos ketë kushte të tjera, shkruan Koha.net.

“Unë kam diskutuar për shumë çështje, por një temë që diskutohet shumë këtu, është liberalizimi i vizave. PE vitin e kaluar e ka votuar këtë dhe në atë votim ka qenë edhe vota ime. Unë do t’ju mbështes që të mos ketë kushte të tjera, përveç atyre që i keni pasur. Fatkeqësisht nuk mund t’ju premtoj se kur mund të bëhet kjo, sepse ka disa qeveri që nuk janë të bindura ende”, tha ai.

“Nuk mendojmë që është një hap i mirë, që në këto rajone të ndryshohen kufijtë sepse ka më shumë ndikime sesa në rajone tjera. Unë nuk mendoj që është ide e mirë kjo”, shtoi ai lidhur me çështjen e korrigjimit të kufijve.

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ka kërkuar ndihmën e Wieland-it që të tregohet e vërteta për Kosovën.

“Biseduam edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Për mua është shumë e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë dhe kërkova ndihmën e tij për të treguar të vërtetën për Kosovën”, tha Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *