Rreth 600 mijë metra katrorë është festivali i akullit në Kinë. I vendosur në provincën e Heilongjangut në Kinën veriore, ai është festivali më i madh i borës dhe akullit në botë, e përfshin një mori instalacionesh spektakolare dhe aktivitete të panumërta. Ai është ndërtuar me më shumë se 110 mijë metra kub akull dhe 120 mijë metra kub borë.
Ky festival hapet për një muaj rreth, nga 5 janari e vazhdon deri më 5 shkurt, por disa atraksione hapen për vizitorët që përpara ceremonisë zyrtare, përfshirë dhe më populloren prej të gjithave “Ice and Snow World”, të bërë me blloqe akulli të marrë nga lumi Songhua që ndodhet atje pranë.
Festivali i akullit në Kinë: