Dy presidentët ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Shqipërisë, Ilir Meta, kanë festuar së bashku festën e Vitit të Ri.
Është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili krahas fotos, ka shkruar në “Facebook”:
Presidenti i Republikës Ilir Meta, e ka festuar festën e Vitit të Ri me homologun e tij të Kosovës, Hashim Thaçin.
Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një foto Metën, krahas së cilës shkruan: “Urime Kosovë!Urime Shqipëri!Urime gjithë shqiptarëve!”.
Meta nga ana tjetër ka publikuar një foto nga Bjeshkët e Rugovës, përmes të cilës ka uruar shqiptarët për një vit të mbarë dhe të suksesshëm: “Nga Bjeshkët e Rugovës, ju uroj Gëzuar të gjithëve Vitin e Ri të porsanisur.”
Në foto shfaqen dhe bashkëshortja e tij, njëkohësisht kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, si edhe tre fëmijët e tyre, Besarti, Bora dhe Era.