Vendosni fjalën kyçe....

“Ndryshimi i ministrave, fasadë. Qeveria është kalbur nga brenda” – Tabaku


Deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku, shkruan se qeverisja e Ramës është e kalbur nga brenda sado që kryeministri përpiqet të ndryshojë fasadën.

Ajo thekson rritjen e taksës mbi pronën në vitin 2019 ku 100 mijë biznese dhe të gjitha familjet do të detyrohen ta paguaj në atë. Ndërsa rritja e taksave nga 2 deri në 4 herë për bizneset do rrisë numrine bizneseve që rrezikojnë të mbyllen.

“Sado që kryeministri përpiqet të ndryshojë fasadën e qeverisjes ajo është e kalbur së brendshmi. Zëvendësimi i ministrave nuk zgjidh aagjë pasi filozofia drejtuese e qeverisë dhe kryeministrit nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, rrethi është bërë edhe më shumë personal duke shkuar kësisoj në një qorsokak edhe më të rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në janarin 2019 bizneset dhe qytetarët do të paguajne taksën e rritur të pronës. Mbi 100 mijë biznese dhe gjithashtu të gjitha familjet shqiptare do të detyrohen të paguajnë një taksë të rritur mbi pronën për të mbushur arkën e PPP-ve që qeveria do të shpërndajë. Rritja e taksave 2 deri në 4 herë për të gjitha bizneset rrezikon të rrisë numrin e bizneseve të mbyllura në mbi 60 biznese në ditë.

Në këto ditë,kur qeveria ndryshon makiazhin dhe vendos një fasadë të re ajo vazhdon të jetë e njëjta mollë e kalur që po helmon me taksa të larta dhe PPP qytetarët e vendit.” – shkruan Tabaku në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *