Ministri i Infrastrukturës, Gjiknuri, ka shpallur dhënien me koncesion të rehabilitimit dhë vënines në punë të Termocentralit të Vlorës dhe të ndërtimit të tubacionit Fier-Vlorë të furnizimit me gaz të TEC-it.
Sipas “Open Data Albania”, procedura për përzgjedhjen e fituesit do jetë e hapur ndërsa kohëzgjatja e saj është 20 vjet. Vlera e parashikuar e këtij projekti sipas studimit të fizibilitetit llogaritet në rreth 59 milionë euro.
“Dhënie me Koncesion/PPP për rehabilitimin dhe vënien në punë të Termocentralit të Vlorës dhe të ndërtimit të tubacionit Fier-Vlorë të furnizimit me gaz të TEC-it. Përshkrim i shkurtër i koncensionit/kontratës së partneritetit privat-publik:
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin e rehabilitimit dhe të operimit të Termocentralit të Vlorës, përfshirë mundësisht një degëzim të tubacionit të gazit Fier-Vlorë.
Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet bazuar në një proçedurë të hapur konkurrimi, sipas kritereve specifike të kualifikimit dhe vlerësimit që ndodhen në këtë dokument. Kohëzgjatja e kontratës konçesionare/PPP është 20 vjet, duke filluar nga momenti i rehabilitimit, operimit të TEC-it dhe pasi të jetë siguruar furnizimi me gaz i TEC-it të Vlorës. Burimi i financimit: Kompani private tregtare / Kapital privat.
Vlera e parashikuar e projektit sipas studimit të fizibilitetit është 58,719,958 Euro.
Vendndodhja e objektit të kontratës: Termocentrali i Vlorës (TEC) ndodhet në bregun e detit Adriatik, 6 km nga qyteti i Vlorës.” – thuhet në përshkrimin e projektit.