Vendosni fjalën kyçe....

Temperatura deri në -17 gradë, i ftohti mbërthen vendin gjatë fundjavës


 I ftohti polar ka zbritur në të gjithë territorin e vendit tonë. Duke nisur nga mesnata e së mërkurës, temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe zonat veriore e juglindore të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës dhe ngricat.

Sipas meterologëve temperaturat në zonat malore do të shënojnë nga -17 gradë, kryesisht në Bajram Curri dhe Ersekë, ndërsa maksimumi në këto zona nuk do të shkojë më shumë se zero apo 1 gradë.
“Edhe në zonat e ulëta do të shënojnë vlera negative, me -1 apo -2 gradë, madje edhe zonat bregdetare si Saranda, Vlora apo Durrësi, me vlerat maksimale që do të arrijnë deri në 7 apo 8 gradë”, shprehen meterologët.
 

Temperaturat pritet të ngrihen fillimin e javës që vjen. “Nga e hëna pritet një rritje graduale e vlerave termike në të dyja ekstremet, duke rikthyer vlerat normale të dimrit, me temperatura jo më shumë se -5 apo -6 gradë në zonat malore dhe maksimumi 10 apo 12 gradë në zonat e ulëta”,thuhet nga meterologët. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *